KRONOLOGJI E VIZITAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË GJERMANË NË SHQIPËRI. Gushti i viti 1984 do të shënonte vizitën e parë të një zyrtari të lartë gjerman. Ishte pikërisht kryeministrit i Landit të Bavarisë, Fanc Jozef Shtrauss, i cili në një vizitë private shkeli tokën shqiptare. Vizita dyte e tij ishte në maj të 1986. Ai do të zbriste në aeroportin gjysëm civil e gjysmë ushtarak të Rinasit me një çarter personal, të cilën e pilotonte vetë.
Ndërsa në nëntor 1987 politikani gjerman erdhi ne shqipëri për një vizitë zyrtare për te takuar ish-Presidentin, Ramiz Alia dhe për ti uruar zyrtarisht për marrëdhëniet diplomatike, të cilat ishin vendosur më 2 tetor. Edhe pse i cilësuar si një diplomat, i cili kishte zgjidhur shumë çështje, kryeministri pozant i Bavarisë, Franz Josef Shtrauss, nuk do të ishte tërësisht i suksesshëm në Shqipëri ndonëse canta e tij diplomatike ishte e mbushur me projekte dhe se nga Bankat e Bonit, do të viheshin në dispozicion para të mjaftueshme për të realizuar një volum punësh që do të ndihmonte rritjen e ekonomisë shqiptare. Shtrauss paraqitet realist në vlerësimin e potencialeve ekonomike të Shqipërisë, ku thoshte se Shqipëria ka rezerva të konsiderueshme lëndësh të para, që për ne ishin të domosdoshme, si për shembull kromi. Shqipëria nga ana tjetër kishte nevojë për mallra industrialë, për modernizimin e bujqësisë, për modernizimin e transportit dhe për konsulencën teknike për shfrytëzimin e lëndëve të para. Por, ndonëse e pasukseshme vizita e Shtrauss nga viti 1988, Gjermania vlersohej si donatori i dytë më i madh në nivel dypalësh në kuader të ndihmës për zhvillimin e vendit . Sot pas 28 vjetesh një tjetër politikane e larte do ta vizitonte Shqipërinë dhe kjo do ishte “gruaja e hekurt” e Gjermanisë, një ndër njerëzit më me ndikim ne botë Kancelarja Angela Merkel. Vizita e zyrtares së lartë gjermane ka në qendër të vëmendjes jo vetëm mardhënien dypalëshe Shqipëri – Gjermani në planin politik, por dhe atë në planin ekonomik, vemendje do ti kushtohet po ashtu fushës së sigurisë si dhe klimës së rajonit. Vizita e Merkelit në Tiranë vjen pas dy vizitash të kryeministrit Edi Rama në Gjermani dhe pas Konferencës Ballkanike të mbajtur në Berlin. kjo vizitë zyrtare e zonjës së hekurt do të pasohet pas një muaji me tryezën e Dytë Ballkanike që do të mbahet në Vienë. Ardhja e poliotikanes më të pushtetshme do të shënojë vizitën e dytë të një kancelari gjerman gjatë këtyre 25 viteve të fundit dhe pas asaj të vitit 1999 kur vendin tonë e vizitoi kancelari Gerhard Shreder