Nga sot platforma dixhitale e shërbimeve qeveritare e-Albania tashmë ka një asistent virtual përmes inteligjencës artificiale për të qenë në shërbim të qytetarëve që kërkojnë shërbime.

Në ceremoninë e prezantimit të asistentit virtual 1.0 ishte dhe Kryeministri Edi Rama dhe nga drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj.

Asistenti virtual do të jetë në shërbim të qytetarëve me shkrim 24 orë ndërsa Rama garantoi se brenda vitit 2024, asistenti virtual do të kalojë në nivelin 2.0 dhe do të jetë me zë e figurë.

“Nuk do të jetë e largët dita, ne besojmë brenda vitit që po hyn kur qytetari do kërkojë shërbimin dhe të gjithë proceset që sot i bën vetë qytetari me ndihmën e këtij shërbëtori publik personal t’i bëjë vetë shërbëtori dhe qytetari të marrë dokumentin përkatës pa asnjë ndërveprim fizik nga ana e tij”, tha Rama.

Rama prezantoi dhe Enion, “koka” e ekipit të AKSHIT për inteligjencën artificiale.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT ME BE, HASANI BËN BILANCIN E 2023-IT: PRESIM LAJME TË MIRA NË FILLIM TË VITIT
Artikulli tjetër“NJË TELEVIZION NË KONFLIKT ME QEVERINË MORI URDHËR PËR TË DALË NGA NDËRTESA. PATI KËRCËNIME TË GAZETARËVE”, BIRN: 2023, VITI MË I KEQ PËR MEDIAN