Nga 3 korriku, nuk do të ketë asnjë sportel të Kadastrës pasi çdo shërbim do digjitalizohet. Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës ‘E Albania” duke nisur sot kështu dhe reformën e Kadastrës.

Lajmin e bëri të ditur më 30 qershor kryeministri Edi Rama ku ftoi të rinj të aftë për të aplikuar për vendet e lira. Për ata që janë të zotë në Kadastër u kërkoi të qëndrojnë dhe të vijojnë punën. Dhe për të gjithë paralajmëroi se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës.

Në ndryshime te bëra është automatizuar procesi, duke mënjanuar ndërhyrjet e punonjësit të Kadastrës. Një tjetër risi është “Fast Track”, për shërbime më të shpejta. Në fund, u bë me dije se shumë shpejt do të nis implementimi i Kadastrës 3D që do tu vij në ndihmë zonave urbane, ku ka dendësi të madhe të popullsisë.

Artikulli paraprakSHIFRAT E OKB: NË 2021 NË SHQIPËRI U PRODHUA 3,600 TONË KANABIS, REKORD NGA 2016. IA KALUAM DHE MEKSIKËS
Artikulli tjetërBERISHA MBLEDH DEPUTETËT: NISMAT LIGJORE TË OPOZITËS BLLOKOHEN NGA MAXHORANCA ME URDHËR TË RAMËS