Nga sot, 4 janar 2022, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregëtare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, atë të shërimit, ose tampon negative çdo 5 ditë.
Mjekët e familjes në qendrat shëndetësore thonë se interesi është shtuar më shumë gjatë muajit dhjetor.
Vaksinën anticovid kërkojnë ta kryejnë si moshat aktive për punë, kjo e ndikuar edhe nga urdhri i ri, por edhe moshat e treta që janë të interesuar për dozën e tretë anticovid.
Aktualisht stafi spitalor, ai i shkollave dhe studentët kanë qenë të detyruar të kryejnë vaksinën, ose do të kishin kufizime.
Megjithëse në shkolla dhe spitale përfshirja ka qenë e madhe, studentët kanë hezituar ti nënshtrohen vaksinimit.
Aktualisht janë kryer mbi 2 mln e 400 mijë vaksina anticovid, përfshrë këtu edhe ata që e kanë kryer jashtë Shqipërisë.
Më dozë të parë janë 1 mln e 150, ndërsa mbi 1 mln e 50 janë doza të dyta, në numër të konsiderueshëm janë edhe dozat buster.