Prej sot, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli I përbashkët I kufirit.

Ky kontroll do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.

Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, shkruante në një postim në fakebook Artan Grubi në cilësinë e koordinatorit qeveritar të Maqedonisë së Veriut për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën.

Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022.

Artikulli paraprakNËSE JENI BEQARË, MOS U MBYLLNI NË SHTËPI. PËRDORNI DIPLOMACINË TUAJ! … JA ÇFARË PARASHIKOJNË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSHIFRAT/ 13% E TË RINJVE 25-29 VJEÇ NUK DUAN TË PUNOJNË