Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka nënvizuar mungesën e kallëzimeve nga institucionet publike, si një nga problematikat me të cilat përballet Prokuroria e Posaçme.

Kreu i SPAK po prezanton në Kuvend raportin vjetor, ku ka renditur disa nga problematikat e SPAK dhe BKH.

Dumani tha se një pikë tjetër është mungesa e hetuesve të BKH dhe numri i lartë i rasteve të mbartura.

“Masa arrest me burg që kemi kërkuar ne janë vetëm 29 përlind të totalit. Numri total i të paraburgosurve nga SPAK zë vetëm 8.5 përqind nga numri i përgjithshëm.

Shqetësimet tona:

Mungesa e përcaktimit ligjor të statusin të prokurorit pas përfundimit të mandatit,

Mungesa e këshilltarëve ligjor

Adresimi i ngarkesës së shtuar sipas pikës 8 neni 178/ b të Kushtetutës ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të vlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë.

Mungese referimeve nga insitucioneve publike

Shtimi i hetuesve të BKH

Numri i konsiderueshëm i hetimeve të mbartura,

Mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave nga institucionet e huaja

Mungesa e kompetencave vendore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazë hetimi për subjektet e posaçme”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakHIDHET SHORTI I SUPERLIGËS PËR EDICIONIN 2024-25, NË JAVËN E PARË SPIKAT PARTIZANI – VLLAZNIA
Artikulli tjetërHYRJA E SHKODRËS, RADHË TË GJATË TË AUTOMJETEVE