Kanë liruar trotuaret por janë ulur për të shitur në rrugë. Me dhjetra persona që vijnë nga fshatra të ndryshëm të Shkodrës apo zona periferike të qytetit ushqejnë familjet e tyre vetëm me qindarkat që fitojnë duke shitur perime apo fruta të ndryshme.

Këto persona që dikush i quan edhe fermerë edhe pse nuk janë të tillë thonë se kanë pranuar të lirojnë trotuaret në kuadër të nismës së Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave publike por duke mos patur zgjidhje tjetër kanë zbarkuar pak metra më tutje në anë të rrugës.Këto tregtarë që jetesën e nxjerrin me shumë vështirësi nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa gjetjen e një tregu apo një vendi për të shitur apo pak produkte që kanë.Bashkia Shkodër gjatë aksionit për lirimin e trotuarëve po evidenton të gjithë tregtarët duke marrë jo vetëm emrat e tyre por edhe zonën nga vijnë dhe se çfarë produktesh shesin. Ende nuk është e qartë se ku do të përfundojnë dhe se sa do të zgjasë zgjidhja për ta.

Artikulli paraprakMEHMETAJ:407 PERSONA JANË PUNËSUAR VETËM PËR GUSHTIN
Artikulli tjetërLIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE, DEBATE NË ZONËN E RUSIT