Senati amerikan ka miratuar me shumicë dërrmuese një paketë për të ofruar 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Ky projektligj më pas u dërgua në Shtëpinë e Bardhë për të marrë nënshkrimin e Presidentit Biden.

“Ne po u japim ukrainasve fonde për ushqime, ilaçe, strehim dhe mbështetje për mbi dy milionë refugjatë që iu është dashur të largohen nga Ukraina, si dhe financime për transferimin e armëve si Javelins dhe Stingers (raketat)”, pohoi kreu i shumicës demokrate në Senat,Chuck Schumer para se të bëhej votimi.

Kujtojmë se në datën 24 shkurt, Rusia nisi sulmin e parë ndaj Ukrainës, ndërkohë që prej 3 javësh vijon lufta.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA MBETET NË LISTËN GRI TË KOMISIONIT EUROPIAN PËR PASTRIMIN E PARAVE
Artikulli tjetërJOHNSON NGRE NË PIEDESTAL ZELENSKYN: NJË NGA LIDERËT MË TË JASHTËZAKONSHËM