Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka komentuar me një batutë atë çfarë po ndodh me Akademinë e Shkencave në Shqipëri, duke e parë si një prej arritjeve të viteve 2017-2019.

Sipas tij, kemi kaluar nga viti i Skënderbeut tek viti i Skënder Gjinushit, i cili është kandidati i vetëm për kryetar të Akademisë së Shkencave. Por nuk mungon ironia edhe për foton e kryeministrit Edi Rama me Ronaldon.

“Arritje 2017-2019.
Kaluam nga viti i Skënderbeut tek viti i Skënder Gjinushit. Por edhe një foto me Ronaldon, me tajaren e Tares…”, shkruan Manjani.

Manjani Fb

Artikulli paraprakNJË SHQIPTARE, KANDIDATE PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË GJERMANI
Artikulli tjetërNGA XHAKA TEK BAKAJ, SHQIPTARËT TË CILËT MUND TA MBYLLIN SEZONIN ME TROFE