Të shumtë janë shqiptarët të cilët luajnë në nivele të larta në Evropë, jo më kot përbëjnë edhe shumicën e kombëtares shqiptare të futbollit. Këtë sezon lojtarë të njohur dhe pak të njohur kanë lënë shenjë por disa prej tyre kanë shansin ta kurorëzojnë këtë vit me trofe.
Në fakt një prej tyre e fitoi një të tillë. Tomas Starkosha, gardiani i portës së kombëtares fitoi kupën e Italisë me Lacion ku përballë kishte një tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti, skuadra e të cilit, Atalanta këtë vit është surpriza e vitit në Itali.
Taulant Xhaka është favorit për të fituar kupën e Zvicrës më 19 maj. Pavarësisht se Basel e humbi hegjemoninë e fitimit të kampionateve në Zvicër pasi Young Boys e la 23 pikë pas, Xhaka ka shansin mos e mbyllë pa gjë këtë vit.
Në Rumani, një bomber si Azdren Llullaku i cili ende nuk i ka shfaqur vlerat me Shqipërinë mund të fitojë kupën. Llullaku luan me Astrian ndërkohë përballë do të ketë Vitorul Kostantas.
Një tjetër surprizë vjen nga Bjellorusi, aty ku vetë protagonisti është surprizues. Elis Bakaj dhe Shakhtyori i tij të cilit vitin e kaluar kapën vendin e dytë në kampionat, mund të fitojnë kupën. Përballë do të kenë një kundërshtar të vështirë si Vitebsk.
Ndërsa në Slloveni talenti i aq shumë përfolur, Endri Çekiçi do të ketë luksin të luajë në finalen e kupës përballë kampionave të Maribor. Olimpija Ljubjana e humbi luftën për titullin me Maribor, por festa mund të prishet në 30 maj.