Një vit me lajme, 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë: Zjarret në ‘Notre Dame’ dhe Amazonë, Greta Thunberg, dy astronautet amerikane,Protesta në Hong Kong, fajësimi i Trump, sulmet terroriste në Zelandën e re dhe Urën e Londrës, ofensiva turke në Siri, përmbytjet në Venezia
Digjet Notre Dame dhe Amazona
Çatia e katedrales së ‘Notre Dame’ në Paris u gllabëruar nga flakët. Ngjarja cilësohet si goditja më ikonike e vitit 2019. Plaga e shkaktuar në një nga simbolet e krishterimit shkaktoi një valë emocionesh dhe lutjesh që u përhap në tërë botën, përfshirë Amazonën, ku zjarret, kësaj radhe jo aksidentale, shkatërruan mushkërinë e parë të gjelbër në planet.
Greta Thunberg
16-vjeçarja aktiviste suedeze në mbrojtje të klimës, nuk e humbi britmën e saj të dhimbjes për pyllin që digjej, ndërsa në një varkë me vela (objektivi emetime zero), ajo lundroi në oqean, nga Mbretëria e Bashkuar në SHBA, për të marrë pjesë në samit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimin e klimës.
Gratë protagoniste
Gratë do të ishin protagoniste këtë vit edhe në hapësirë. Dy astronaute amerikane hynë në histori pasi bënë shëtitjen e parë gjithëpërfshirëse midis yjeve.
Protesta në Hong Kong dhe fajësimi i Trump
Viti 2019 pa në rrugët e Hong Kongut mijëra protestues në kërkim të lirisë dhe demokracisë në ish koloninë britanike ndërsa guvernatorja Carrie Lam deri më tani ka arritur të mbajë kolltukun, atë që, nga ana tjetër, u trondit për presidentin amerikan Donald Trump, zyrtarisht i fajësuar nga Dhoma e Kongresit amerikan për ‘Dosjen Ukraina’.
Perandori i Japonisë dhe lindja e Archie
Këtë vit, asnjë pengesë nuk e detyroi perandorin e Japonisë i cili vendosi të heq dorë vetëm për birin e tij.
Nga kurora në kurorë, aheng i madh në shtëpinë mbretërore britanike për lindjen e Archie, djali më i madh i Harry dhe Meghan. E gjithë Anglia u gëzua me ta, e goditur javët e fundit nga një sulm i dytë islamik në ‘London Bridge’ ku u regjistruan tre viktima.
Sulm terrorist në Zelandën e Re
Por numri i vdekjeve në Zelandën e Re ishte shumë më i rëndë, kur në muajin mars një revole neo-fashiste sulmoi dy xhami duke shkaktuar vdekjen e 51 personave.
Ofensiva turke në Siri dhe vrasja e Al Bagdadit
Ofensiva turke ne Siri pushtoi ne muajin tetor faqet e para te shtypit mbareboterore. Forcat turke fillimisht bombarduan zonat kufitare siriane ku ndodheshin forcat vullnetare kurdë te cilat Ankaraja i konsideron terroriste. Terheqja e trupave amerikane nga Siria i hapi rruge dislokimit te trupave ruse dhe turke, dhe kjo e fundit krijoi te shtuquajturen
zone te sigurt ne nje distance prej 30 km larg nga kufiri turk. Gjate luftimeve humben jetën me qindra civile dhe ushtarake ndërsa mijëra refugjate morren arratinë neper shkretetire. Pavaresisht dy armëpushimeve, ne terren ende luftohet dhe shënohen viktima te reja.
Më 27 tetor forcat amerikane detyruan liderin e ISIS al Bagdadi të kryente vetvrasje. Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Abu Bakr al-Bagdad kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë, ndërsa u vranë edhe tre fëmijët e tij dhe dy gra, gjatë bastisjes së kryer nga ushtria amerikane në veri-perëndim të Sirisë të shtunën.
Përmbytje dhe dëme në baziliken e San Marco-s në Venezia
Mëngjesin e 13 nëntorit Venecia u zgjua pas një nate frike nga përmbytjet ndërsa lartësia e ujit në qytet arriti në 187 centimetra, shumë pranë rekordit të vitit 1966 kur lartësia e ujit kapi shifrën 190 centimetrave. Specialistët e inxhinierisë konstatuan demtime ne baziliken e San Marco-s. Bazamenti i interiorit ku ndodhet edhe mozaiku i mermertë mijëvjeçar, u mbulua nga uji në lartësi 20 cm, kurse në monumente të tjera të qytetit u demtuan dyer monumental dhe kolonata bizantine.