Ngacmoi punonjësen pronari plagos 27-vjeçarin
Një person është plagosur me mjete prerëse në një lokal në qytetin e Fierit.Në pranga të policisë ka rënë pronari I lokalit, Albert Myrtaj, 47 vjeç, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë. Sipas policisë, personi në fjalë ka plagosur me thikë S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat, pasi sipas pronarit , 27-vjeçari i ka ngacmuar punonjësen e lokalit. I plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Njoftimi i policisë së Fierit në lidhje me këtë ngjarje: Godet me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Albert Myrtaj, 47 vjeç, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 02:30, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” Fier, në një lokal të marrë me qera nga ana e tij, për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës shtetasin S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat.Shtetasi S.Ç ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.