Një tjetër rast ngacmimi seksual i të miturave ka ndodhur në Pogradec.

Një 59 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.H. 59 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakJA ÇFARË DO TË NDODHË ME WHATSAPP-IN
Artikulli tjetërPAS 5 ORËSH, RENEA NXJERR TRUPIN E PAJETË TË BIZNESMENIT NGA HUMNERA NË ZONËN E DAJTIT