Një i ri shqiptar, E. B., u dënua me një vit burg në Skoci, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një vajze të re.

Ngjarja ndodhi në një klub nate në maj të vitit 2018. Sipas medieve skoceze, E. B., një 29-vjeçar shqiptar, kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të re.

Ai i kishte shqyer rrobat të resë, duke depërtuar me duar posht fustanit të saj. Ndërkohë, viktima një 23-vjeçare, kishte folur për median , duke treguar se pas ngacmimit kishte tentuar të vriste veten me thikë kuzhine.

Ndërkohë, 23-vjeçarja kishte dëshmuar në gjyqin kundër E. B, duke treguar ngjarjen e rëndë. Për këtë arsye i riu shqiptar është dënuar nga gjykata e Hamilton me një vit burgim si dhe është futur në listën e zezë të personave që akuzohen për ngacmim seksual. Emri i tij do të jetë për 10 vitet e ardhshme në këtë listë.

Artikulli paraprakSHKUAN T’U PRISHNIN AVLLINË, DY VËLLEZËR NË SHËNGJIN DHUNOJNË POLICËT BASHKIAKË
Artikulli tjetër“PUÇI I SHTETIT”, META: QENDRA E BOTIMEVE ZYRTARE SHKELI KUSHTETUTËN, REFUZOI TË MË INFORMONTE