Policia e Tiranës ka arrestuar një 57-vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene, thjeshtra e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Hysko, 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij).

Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

Marrë nga BalkanWeb

Artikulli paraprakBASHA: TË VENDOSUR TË MBROJMË NJERËZIT NGA KORRUPSIONI, QË ËSHTË ARMIKU I MIRËQËNIES SË SHQIPTARËVE
Artikulli tjetër“SHIF MOS E KAP RADARI”, POLICIA RRUGORE IU VIHET PAS SHOFERËVE TË PABINDUR, 11 NË PRANGA