Që kur lajmet se Apple do të ngadalësojë shpejtësinë e procesorit të Iplone-ve të vjetër pushtuan mediat, kompania është paditur 3 herë në gjykata të ndryshme federale mbarëkombëtare. Paditë pohojnë kryesisht të njëjtën gjë, që me kalimin e kohës iPhone-t u ngadalësuan dhe se Apple i mashtroi.

Ndërsa konsumatorët shkuan në dyqaet e kompanisë për të marrë informacione, ata u inkurajuan që thjeshtë të blinin një Iphone të ri. Padia e parë u paraqit në gjykatën federale në Çikago. Më pas në Los Angeles dhe San Francisko. Paditësit akuzojnë Apple se i ka ngadalësuar qëllimisht që konsumatorët të blejnë celularët e rinj të dalë në treg.

Artikulli paraprakTË PAKTËN 130 VIKTIMA NGA STUHIA NË FILIPINE
Artikulli tjetërNDIHMA PËR BANORËT E GURIT TË ZI