Ndërsa shumë vende po lirojnë mast kufizuese por nga ana tjetër po bëjnë të detyrueshëm vaksnën në Shqipëri, procesi i vaksinimit është frenuar.
Numri i lartë i infektimeve në periudhën dhjetor-janar si dhe rënia e shifrave aktualisht duket sikur e ka stopuar disi procesin e vaksinimit.
Sipas drejtoreshës së qendrës shëndetësore nr. 3 në Tiranë, dr. Bruna Shiroka, personat 60-vjeç e lartë janë personat të cilët u vaksinuan që në fillim, si me dozë të dytë dhe të tretë dhe i panë benefitet e vaksinës me Omicronin, të cilin e kaluan si një virozë stinore, ndërkohë që me të rinjtë kanë qenë deri diku më skeptikë.
Gjithsesi procesi i vaksinimit edhe pse me ritme të ulëta vijon! Mjekët janë optimistë se në fund të muajit mars kur të kenë kaluar tre muaj për personat që u infektuan, ritmet e vaksinimit si ata me dy doza dhe ata me tre do të rriten sërish!