Policia e Sarandës ka arrestuar dy rusë pasi janë kapur duke trafikuar një sasi 1477 litra naftë. Rusët e arrestuar janë M.Sh 47-vjeç dhe K.V 43-vjeç të dy banues Rusi.
Arrestimi i tyre është bërë ditën e djeshme pasi këta persona kanë tentuar të fshehin naftën me qëllim që t’i shmangeshin detyrimeve ligjore doganore. Naftën dy rusët e kishin ngarkuar në Jahtin e tyre dhe janë kapur në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”.
Dy rusët e arrestuar do të dalin para gjykatës nën akuzën për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.