Përplasjet institucionale mes policisë dhe gjykatës rrezikojnë dështimin e një porcesi penal dhe lirimin e të akuzuarit se ka përdhunuar vajzën e tij.

Vonesa në marrjen e aktekspertizës nga laboratori i policisë shkencore për një çështje gjyqësore ka detyruar kreun e Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, t’u drejtojë një apel Ministrit Tahiri, kreut të Policisë së Shtetit dhe KLD të marrin masa për zgjidhjen e çështjeS .Sipas gjyqtarit, çështja gjyqësore është shtyrë dy herë për këtë arsye dhe tani i akuzuari rrezikon të lihet i lirë për shkak të shkeljes së afatave.Bëhet fjalë për një rast përdhunimi të një vajze nga babai i saj. Fatos Gurakuqi u arrestua në nëntor të vitit të kaluar me akuzën se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij, asokohe vetëm 15 vjeç, për një vit rradhazi. Sipas Hoxhës, procesi penal ndaj Fatos Gurakuqit, i akzuar për marrëdhënie seksuale në gjini, dështon prej dy senacash pasi policia shkencore nuk pranon të sjellë aktin e ekspertimit të ADN-së, me pretendimin se gjykata nuk ka paguar shumën prej 60 mijë lekësh për shërbimin e kërkuar. Në këto kushte, gjyqtari Hoxha u ka kujtuar autoriteteve të policisë se kërkesa për ekspertizën e ADN-së është bërë nga gjykata dhe jo nga palët.“Të gjitha shpenzimet proceduriale penale parapaguhen nga shteti, me përjashtim të atyre të kërkuara nga palët, që në këtë rast nuk është private, por e ka kërkuar shteti. Në shpenzimet proceduriale përfshihen të gjitha shërbimet si mbikëqyrje, eksperimente, ekspertime e gjithçka tjetër”, deklaroi Hoxha. Gjyqtari Hoxha njoftoi edhe masat që do të marrë për zgjidhjen e këtij rasti, që po rrezikon të kthehet në fenomen. “Për këtë situatë të paprecedentë do të njoftoj drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministrin e Brendshëm dhe në cilësinë e anëtarit KLD-në, që të komunikojë në rrugë zyrtare, ta ngrejë si shqetësim, pasi ka ankesa edhe nga gjyqtarë të tjerë për zvarritje të pakuptimta”, paralajmëroi Hoxha.

Artikulli paraprakVDES 13 VJECARI NGA EGJIPTI, BIE NGA KATI I 9 -TE PALLATIT NE TIRANE
Artikulli tjetërPARLAMENTI EUROPIAN I THOTE JO LIBERALIZIMIT TE VIZAVE PER KOSOVEN