Mbledhja e Këshillit bashkiak të Shkodrës nisi me një minutë heshtje në solidaritet për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë me katër viktima. Propozimin për një minut heshtje e bëri këshilltarja e PD Glorja Shllaku.

Ngjarja e rëndë u kthye në një çështje në mbledhjen e këshillit bashkiak gjatë diskutimeve të lira.

Ndërkohë në këtë mbledhje të këshillit bashkiak u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës përveç parkimeve publike me pagesë të cilat u hoqën nga rendi i ditës si një vendim i parakohshëm. Një tjetër pikë që u hoq është edhe kriteret për vendosjen e veprave të artit me qëllim për t’u përmirësuar si projekt-vendim. Në këtë mbledhje u miratua fondi 6% i ndihmës sociale për shtatorin dhe tetorin, disa shtesa në buxhet për paga e honorare, një projekt për shëndetin mendor, linja e transportit publik Prekal-Lotaj-Ndërlysaj dhe disa pika të tjera.

Artikulli paraprakKURBIN, POLICIA PARANDALON KRIMIN NË FAMILJE
Artikulli tjetërLEZHË, LIRIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE