Arben Maho, kryetari i Bashkisë së Kolonjës ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak në shtëpinë e tij. Maho do t’i nënshtrohet një ekspertize për të gjetur zyrtarisht shkakun e vdekjes së tij.

I ndjeri ishte zgjedhur si kryetar i Bashkisë së Kolonjës duke përfaqësuar Alenacën për Shqipërinë Evropiane. Më parë ai ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste në Kolonjë.

Artikulli paraprakLIDERËT E BE DHE BALLKANIT ASNJË ZGJIDHJE PËR EMIGRANTËT
Artikulli tjetër“TË MOS I PËRGJIGJEMI URREJTJES ME URREJTJE”