Vrasja e 8-vjeçarit në fshatin Grecalli të Fierit që tronditi mbarë opinionin shqiptar, ka marrë vëmendjen e mediave greke.

“Tmerr në Shqipëri, fëmija 8-vjeç vritet më lopatë nga fqinji’, nis kështu shkrimi në protothema.gr e cila më tej vijon me detajet e rënda të këtij krimi makabër që tronditi mbrëmjen e së martës vendin.

Ndërsa kanë nxjerrë edhe foton autorit të vrasjes, 38-vjeçarit Klodian Çalamani, foto e publikuar nga Policia e Shtetit pas arrestimit, trajtohet dinamika e këtij krimi.

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grecalli të qarkut të Fierit dhe ka tronditur opinionin publik në Shqipëri. Detajet dhe fotoja e tij janë publikuar në mediat shqiptare. Kur 8-vjeçari nuk është kthyer në shtëpi, nëna e tij ka denoncuar zhdukjen në policinë e Fierit, e cila më pas ka nisur hetimet. Dëshmitë e banorëve të fshatit, tregojnë se e kanë parë së bashku me autorin. Këto dëshmi kanë qenë vendimtare për zbardhjen e situatës, por në pamundësi për të arritur për të shpëtuar jetën e vogëlushit. 8-vjeçari u gjet i pajetë, i zhytur nën baltë në oborrin e shtëpisë së autorit. Sipas të dhënave të bëra të ditura autori e ka rrëmbyer dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me lopatë në kokë. Autori 38-vjeçar është arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ka rrëmbyer djalin tetë vjeçar , e ka çuar në shtëpi dhe pas orësh e ka vrarë dhe e ka varrosur në një gropë baltë. Varrimi i 8-vjeçarit është bërë sot në Grecalle të Fierit. Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi që të vendoset drejtësia dhe autori të marrë dënimin e merituar”, shkruhet në median greke.

Artikulli paraprak“FIFI KA PATUR PROBLEME MENDORE”, GRANITI SQARON DEKLARATËN E TIJ
Artikulli tjetërMETA NUK DEKRETON “MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2020”: MBËSHTETJA PËR PANDEMINË MË E ULËTA NË RAJON DHE BOTË