Një prej të mbijetuarve, që është bërë dëshmitar i ngjarjes së rëndë në Gllogjan të Deçanit, ka rrëfyer detaje të asaj çka ndodhi mbrëmë.
Sipas dëshmitarit, ka qenë një person i maskuar që i doli para autobusit me nxënës dhe filloi te gjuante.
“Ishim duke ikur me autobus. Edhe na ka dalë para një person i maskuar me arme në dorë edhe ka filluar te gjuaje drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.”, rrëfeu i mbijetuari, i cili kishte qenë i ulur në ndenjëset e para të autobusit.
Nga sulmi humbën jetën shoferi dhe dy nxënës.