Prokuroria e Tiranës ka shtyre me 3 muaj të tjerë hetimet për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në 4 tetor 2018, ku mbeti i vdekur në vend Fabian Gaxha, dhe u plagosën biznesmeni Ervis Martinaj e Eljo Hato.

Vendimi për shtyrjen e hetimeve është marrë nga dy prokurorët e çështjes Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi, të cilët kanë kërkuar kohë të njihen me të dhënat financiare që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të sjellë për bizneset e biznesmenit, Martinaj.

Kjo pasi ndaj Martinaj prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim paralel me ngjarjen e masakrës në ish-bllok, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Në fakt vetë Martinaj, në këtë ngjarje të rëndë, të ndodhur në ambjentet e brendshme të lokal “Monopol” në pronësi të Redi Popeskut, mbeti i plagosur me një plumb në qafë.

Ndërsa personi kryesor që shkaktoi këtë masakër me një të vrarë dhe dy të plagosur, është një oficer i trupave komando në Tiranë, i quajtur Merviol Bllo.

Që ka dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës.

Bilo, është kushëriri i parë i këngëtares Elvana Gjata, dhe se ditën e ngjarjes Bilo, ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të Elvanës, Ervin Mata. Për këtë ngjarje që la të vdekur një person dhe dy të plagosur rëndë, momentalisht nuk ka asnjë person në burg.

Artikulli paraprakGJENDET NE REZERVUAR TRUPI I PAJETË I GRUAS
Artikulli tjetërHUMBI SETIN NË ATP, TENISTI GREK GJAKOS BABAIN ME RAKETË