Askush s’eshte mbi ligjin aq me pak deputeti! Ngjarja e Lacit kërkon ndëshkim te plote ligjor. Koha e te paprekshmeve ka ikur bashke me Saliun!” Ky është reagimi i kryeministrit Edi Rama pak pasi policia njoftoi zyrtarisht arrestimin e deputetit të partisë që ai drejton Armando Prenga.Armando Prenga akuzohet se është përfshirë në një konflikt të ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit për Luginën e Patokut.

Sipas policisë në rrugën që të çon në Komisariat, një grup shtetasish në mes tyre dhe deputeti Armando Prenga, palë në konflikt janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta dhe me armë zjarri.  Në lidhje me këtë ngjarje është vendosur masa e arrestit në flagrancë për gjashtë shtetas tëpërfshirë në konflikt, midis tyre edhe deputeti Armando Prenga, i cili nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar i përfshirë në këtë ngjarje dhe  u arrestua në flagrancë me akuzat “Plagosje e rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosje serioze për vrasje”.

Artikulli paraprakARRESTOHET DEPUTETI SOCIALIST ARMANDO PRENGA
Artikulli tjetërLUFTA E KANABISIT, NË DY JAVË ASGJËSOHEN 93.601 RRËNJË