Ngjarjet e njëpasnjëshme kriminale në Shkodër si vrasjet apo rrëmbim personi nuk kanë kaluar jashtë vëmendjes së qytetarëve shkodranë.
Vetëm në 6 muaj e fundit, në këtë qytet janë regjistruar 7 viktima në atentate mafioze, ndërsa 2 persona vijojnë ende të jenë të zhdukur .
Shumë prej qytetareve kërkojnë që forca e ligjit të veprojë mbi çdo individ që kryen vepra penale, si të vetmen rrugë për të vendosur rendin publik
Ngjarja e fundit e kësaj sage të rëndë krimesh ku u ekzekutua Fatos Ferracaku dhe mbeti i plagosur Fatmir Mehaj ka rënduar bilancin e vrasjeve të këtij viti në Shkodër.