Trajneri i Kombëtares së Boksit Zef Gjoni në një komunikim me mediat ka sqaruar ngjarjen e ndodhur pak ditë me parë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ku humbi jetën në ring boksieri bullgar Boris Stanchov.

Sipas trajnerit Gjoni personi që humbi jetën nuk ishte sportist por ekipi bullgar e kishte futur në ring sikur të ishte sportist boksi duke luajtur rolin e dublantit

Boksieri bullgar i cili humbi jetën në Shkodër fundjavën e shkuar, nuk ishte Jezus Velichkov, por amatori Boris Stancov i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet me dokumenta të falsifikuara.Boksieri 22-vjeçar humbi jetën pas një arresti kardiak në raundin e katërt, pa patur ndonjë sulm të ashpër ndaj tij.

Nuk dihet ende arsyeja se përse stafi dhe trajneri bullgar e ka rrezikuar Boris Stancov të garojë me dokumente false të një kushëriri të tij boksier profesionist.

Artikulli paraprakSHBA: KEMI NJË LAJM TË KEQ PËR ZYRTARËT E KORRUPTUAR NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPLAGOSJA ME ARMË, KALIMTARI SHPËTOI NGA VDEKJA SHËNJESTRËN