Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Si burri dhe gruaja të përfshirë kanë ndërruar jetë.

Mësohet se 26-vjeçari K.P ka qëlluar me thikë të huajën 31-vjeçe J.J dhe më pas është hedhur nga lartësia e katit të 8-të.

NJOFTIMI NGA POLICIA

 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Artikulli paraprakMANASTIRLIU NXJERR SHIFRAT: MBI 800 MIJË QYTETARË PLOTËSISHT TË VAKSINUAR NDAJ COVID-19
Artikulli tjetërNGJARJE TRAGJIKE/ PARTNERI VRET 18-VJEÇAREN SHQIPTARE DHE I PLAGOS TË ATIN