Gjykata e Fierit vendosi të mbajë në burg tre nga pesë të arrestuarit për luftën mes dy familjeve në Urgjencën e Fierit. Në qeli nga spitali do të shkojë 51-vjeçari i plagosur me armë zjarri dhe i riu që e qëlloi me armën e një polici.

Aleksandër Zhapaj, 51-vjeçari që u plagos me armë mbrëmjen e së shtunës në Urgjencën e Fierit ku kishte shkuar pas një konflikti mes dy familjeve në Levan do të shkojë nga spitali në qeli.

Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për“vrasje të mbetur në tentativë“ me të cilën ai është njohur në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet për trajtim të specializuar.

Në burg me të njëjtën akuzë do të qëndrojë edhe Daniel Braçe, 21 vjeçari që i mori armën në ambientet e ugjencës së Fierit dhe plagosi 51-vjeçarin e familjes kundërshtare.
Ndërsa vëllai i tij Gazment Braçe do të vijojë të hetohet me masën “arrest shtëpie”pasi akuzohet vetëm për kundëërshtim të policisë.

Emiglent Kararaj nga spitali i Fierit do të shkojë në qeli, ndërsa 22 vjeçari Aldo Zhapaj në “arrest shtëpie”.

Dy të rinjtë e akuzuar për vrasje me dashje ne tentativë dhe armbajtje pa leje u njohën me masën e sigurisë në spitalin e Fierit ku po trajtohen që pas konfliktit.

Çfarë u tha në gjykatë- Në seancat e mbajtura me dyer të mbyllura dhe në kushte te rrepta sigurie, para gjyqtarit Piro Sota palët akuzuan njëra-tjetrën për agresion dhe shkaktarë të përplasjes së dhunshme të 31 gushtit.

Konflikti mes dy familjeve nisi në një lokal në Levan, ndërsa përshkallëzoi me përdorimin e armëve në Urgjencën e Fierit.

Bilanci i luftës në rrugët e Levanit dhe spital ishte 5 të plagosur dhe pesë të arrestuar.
Ndërkohe hetuesit tregohen të rezervuar çfarë po bëhet me hetimin e policit që i morën armën për ta përdorur në plagosje brenda spitalit.

Masat e sigurisë
Aleksandër Zhapaj, arrest me burg
Daniel Braçe, arrest me burg
Gazment Braçe, arrest shtëpie
Aldi Zhapaj, arrest shtëpie
Emiglent Kararaj, arrest me burg

Artikulli paraprak“NUK SHQIPTOJ MIRË DISA SHKRONJA”, DËSHMIA E AGRON XHAFAJT: NUK ËSHTË ZËRI IM NË AUDIOPËRGJIM
Artikulli tjetërKARBURANT ME EURO FALSE, ARRESTOHET 17-VJEÇARI , NËN HETIM EDHE BASHKËPUNËTORI