Zbardhet deshmia e Hasan Ferracakut qe mbeti i plagosur ne Velipoje ne ngjarjen ku humben jeten kater shtetas:
Fillimisht kemi zhvilluar nje debat tek shezllonet ne plazh sepse ata i kane vendosur ne vendin ku kete vit e kemi patur te drejten ne pas aplikimit qe kemi bere. Pas atij debati kemi shkuar ne darke tek hoteli Gocaj per tu sqaruar. Jemi ulur ne tavoline per te biseduar.
Ne i kemi thene qe te gjejme nje marreveshje pasi ata i kishin vendosur me perpara shezllonet njekohe qe kete vit kjo e drejte ishte e jona ne baze te aplikimeve. Ata nuk kane pranuar duke thene se duhet te presin derisa te percaktohet edhe vendi i tyre.
Gjate bisedes ka nisur debati dhe gjerat jane acaruar duke bere qe te perdoren edhe armet. Ne kemi shkuar per te folur dhe per te gjetur nje zgjidhje per shezllonet por situata u acarua dhe pas krismave te armeve nuk e di çfare ka ndodhur me.
Di qe ata kane qelluar ndaj vellait dhe ne te tjereve dhe ne ate moment vellai eshte vetmbrojtur. Une nuk kam qelluar dhe kemi shkuar vetem per te biseduar sepse jane njerez qe ne i kemi njohur dhe kemi patur marredhenie te mira por situata doli nga kontrolli.