Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi gjatë meshës së shenjtë në Kishën e Zojës në Shkodër dha një mesazh lidhur me ngjarjen e rëndë ku nëna dhe tre fëmijët u vetëmbytën në ujërat e lumit Buna. Fillimisht duke folur përpara besimtarëve, Nunci Apostolik tha se gruaja dhe fëmijët mund të kishin patur një zgjedhje tjetër ndërsa u lut për viktimat.
I pyetur pas meshës për ngjarjen e rëndë për të cilën foli përpara besimtarëve, Nunci Apostolik tha se duhet të pyesim veten përse ndodhi kjo tragjedi. Shoqëria dhe institucionet kërkohet që të jenë më të përgjegjshëm u shpreh Bonazzi.