Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së hënës pranë “Lapidarit” në qendër të qytetit të Shkodrës, ku 49 vjeçari me iniciale A.M gjuajti me armë në drejtim të një grupi fëmijësh dhe goditi njërin prej tyre, Star Plus pyeti qytetarët se sa të sigurtë ndihen në hapësirat publike. Ata së pari dënuan aktin kriminal të 49-vjeçarit ndërsa thanë se ngjarjet e fundit I kanë bërë të ndihen tepër të pasigurtë në rrugët e qytetit.
Qytetarët kanë edhe një thirrje që policia të gjurmojë persona të tillë që përbëjnë rrezik për komunitetin.
Ngjarja e ndodhur të premten ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që kur ato të tilla ndodhin për motive të dobëta, si kjo e fundit, krijojnë edhe më shumë frikë tek qytetarët.