Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur në Greqi, ku nëna dyshohet se ka vrarë tre vajzat e saj në një periudhë të shkurtër kohore. Pesë herë në 13 orë duket se R.P., ka tentuar të vrasë vajzën 9-vjeçare, sipas dosjes hetimore. Mediat greke raportojnë se në të dhënat e dosjes, paraqitet edhe rendi kronologjik në të cilin R.P., rezulton të ketë dhënë doza më të vogla ketamine në prag të vdekjes së fëmijës, më 28.01.2022. Në orën 11:00 të mëngjesit, ishte episodin e parë me takikardi, midriazë dhe fenomene të tjera që zgjati të paktën tre minuta e gjysmë.
Rreth 25 minuta më vonë, në orën 11:25 , ajo ka një episod të ngjashëm që zgjati një minutë e gjysmë. Pak orë më vonë, në orën 14:30, është regjistruar edhe një episod tre minutësh. Episodi i katërt u zhvillua në orën 18:03 dhe zgjati një minutë e gjysmë, ndërsa episodi i pestë ndodhi në mesnatën e së njëjtës ditë, me recesion automatik, pa asnjë aktivitet epileptik. Ajo arriti të shpëtojë nga pesë tentativat, diçka që nuk ndodhi mesditën e së nesërmes, 29 janar 2022 , në orën 14:28. Më pas mjekët e gjetën vajzën plotësisht pa ndjenja në dhomë. Me gjithë përpjekjet e tyre, ata nuk arritën ta kthenin atë në jetë.
Sipas hetimeve, babai ka qenë i pranishëm në një episod, kur ka pësuar krizë në spitalin Karamandani në Patras, fakt që ngre pikëpyetje për përfshirjen e tij në këtë rast.