Femija është ne gjëndje kritike për jetën.

Një 3-vjeçar është nisur me helikopter drejt kryeqytetit në gjendje të rëndë, pasi është plagosur aksidentalisht me sëpatë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Topojan të Dibrës, ku fëmija M.Ç., është dëmtuar rëndë në kokë. Nga hetimet e para rezulton se babai i vogëlushit ka qënë duke prerë dru dhe ka lënduar në mënyrë aksidentale të miturin.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSTRAZIMIRI DORËZOI ARMË TJETËR NË POLICI?
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT: ZYRTARË, DORËZONI ARMËT!