Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se 62 vjeçari G.D jetonte i vetëm.
Paraprakisht dyshimet e policisë janë për një vdekje natyrale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhejn e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 16:45, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete ( i dekompozuar), shtetasi G. D., 62 vjeç, i cili jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet vdekje natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.