Detajet e fundit kanë ardhur në lidhje me ngjarjen e sotme në Durrës.

Mësohet se njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë në spital. Sherri me armë zjarri ndodhi në një lokal. Sipas policisë, ka ndërruar jetë shtetasi Asllan Kërtusha. “Luftë” plumbash në Durrës, dy të plagosurit rrezikojnë jetën Një atentat me armë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme në lagjen numër 17. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Ndërmarrja e Ujësjellësit”. Dy personat, emrat e të cilëve ende nuk dihen, janë dërguar dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nuk ka ende një pistë hetimit, apo për personat e dyshuar si autorë. Konflikt me armë zjarri në Durrës, plagosen dy persona, njëri në gjendje të rëndë Një konflikt me armë zjarri ka shkaktuar plagosjen e dy personave në Durrës, në një lokal në afërsi të Ujësjellësit. Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia po punon për të zbardhur detajet e këtij krimi.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“ZËRI I AMERIKËS” ZBARDHË DISA DETAJE PËR KOMISIONIN E REFORMËS NË DREJTËSI
Artikulli tjetërNDËRROI JETË ISH-GUVERNATORI ILIR HOTI