Një person është vrarë me armë si pasojë e një konflikti mbrëmjen e sotme.
Viktima është 26-vjeç, ndërsa autori është 60-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në periferi të qytetit të Kavajës.
Nga të dhënat e para, mesohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti, që pas debatit verbal kaloi në përdorimin e armës.
60-vjeçari Xhevdet lLecini e ka qëlluar të riun Marius Ismaili me armë gjahu duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes 60-vjeçari është shoqëruar në polici.