Një punonjës policie ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij pas një konflikit.
Ngjarja ka ndodhur në Fierzë të Tropojës. “Më datë 05.07.2016, njoftohemi nga salla e operative Tropojë se në fshatin Fierzë, Tropojë, shtetasi Zef Pepkolaj, banues në Tropojë, punonjës i Policisë së Komisariatit Tropojë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë kushëririn, shtetasi, Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Raj Fierzë, Tropojë” informon policia. Blutë bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e deritanishme dyshohet se konfikliti ka nisur për motive të dobëta, një zënie çasti. Autori i dyshuar për plagposjen është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ku po punohet zbardhjen e plotë të ngjarjes.