Dy persona të armatosur janë futur në ambientet e brendshme të një kishë në qytetin Rouen në veri të Francës duke marrë peng personat që ndodheshin brenda për disa momente.
“Reuters” raporton se forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke ekzekutuar dy pengmarrësit. Megjithatë ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje mëngjesin e ditës së martë në Francë. Mësohet se mes personave që janë mbajtur peng për disa momente kanë qenë edhe një prift, dy murgesha dhe disa besimtarë.