Dy shqiptarë të rinj të moshave 17 dhe 23 vjeç u gjetën të vdekur në linjën hekurudhore që lidh rajonin Rho me Aronan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës teksa gdhihej e mërkurë, transmeton Republica.it. Lidhur me ngjarjen nuk ka patur dëshmitarë të momentit por se një makinist i një treni nga Milano ka zbuluar trupat ditën tjetër. Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë me dije nga ana e policisë italiane. Hetuesit kanë nisur vëzhgimin e kamerave të sigurisë për të zbuluar më tepër fakte rreth ngjarjes. Ata momentalisht po fokusohen tek pista e një aksidenti fatal rastësor duke e përjashtuar mundësinë që dy shqiptarët e rinj në moshë të jenë vetëvrarë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPORTIERI ETRIT BERISHA LARGOHET NGA KOMBËTARJA?
Artikulli tjetërMËRGIM MAVRAJ NUK VESHË BLUZËN E KOMËTARES: NUK I BËJ REKLAMË HARAMIT