Një ngjarje tronditëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në Itali. Një grua 27-vjeçare, ka vdekur pasi u godit me thikë për vdekje në hyrje të shtëpisë së saj në provincën e Trevisos të martën, ngjarja më e fundit në një valë alarmante të femicidit në Itali,siç shkruan Ansa. Në trupin e viktimës, u konstatuan plagë të ndryshme me thikë, të paktën shtatë në pjesën e gjoksit. Për më tepër, fytyra e saj ishte e fryrë dhe gruaja ishte rrahur para se të vritej.

Tre muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ndërsa i pari është 4 vjeç. Ajo ishte e martuar që nga viti 2013. Çifti ishte zhvendosur në Riese disa vite më parë, ku Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket. Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht.

Policia ka nisur një gjueti për 41-vjeçarin shtetas kosovar i cili banon në qytetin e afërt Altivole. Viktima paraprakisht e kishte denoncuar të dyshuarin në polici për ndjekje, thanë burimet. Burimet thanë se bashkëshorti i viktimës e ka gjetur dhe ka dhënë alarmin. I dyshuari mendohet se ka ikur në këmbë.

Artikulli paraprakAMBASADORI I SHQIPËRISË NË SHBA TAKON SEKRETARIN BLINKEN, BUSHATI: NË EMËR TË KRYEMINISTRIT RAMA E FTOVA PËR VIZITË NË TIRANË
Artikulli tjetërKONTESTIME DHE PROTESTA PAS REZULTATIT, SHBA THIRRJE SERBISË: TË HETOHET DHUNA