Një prej ngjarjeve më tronditëse prej nisjes së konfliktit të armatosur të shtunën mes terroristëve të Hamasit dhe Izraelit është regjistruar në zonën e Kibbutz Kfar Aza, në jug të Izraelit.

Sipas autoriteteve izraelite forcat e Hamasit kanë kryer një masakër duke i marrë jetën 40 foshnjave. Sipas mediave të huaja raportohet se foshnjat janë vrarë duke u prerë kokat, ndërsa luftimet e ashpra vijojnë në të gjthë rajonin.

Ushtarët izraelitë në vendngjarje thonë se nuk e dinë ende se sa civilë kanë vdekur, megjithatë autoritetet shprehen se disa familje, duke përfshirë 40 foshnjat dhe fëmijë të mitur, janë po ashtu në mesin e të vdekurve.

Artikulli paraprakERVIN HODAJ: NGJARJET E RËNDA NË SHKODËR SHUMË HERË MË TË ULËTA SE VITET E KALUARA
Artikulli tjetërBESNIK TAHIRI NË ASAMBLENË E KE: “DELEGACIONI SHQIPTAR PRANË NESH, PA DALLIM POZITE DHE OPOZITE”