Të gjitha ndjesitë, ngjarjet dhe vuajtjet e përjetuara në komunizëm erdhën në aktivitetin “Takim me Kujtesën” i organizuar nga biblioteka “Marin Barleti” në një bisedë me Fatbardha Saraçi Mulleti, Marçel Hila dhe Zenel Drangu. Pjerin Mirdita, drejtori i muzeut të dëshmisë dhe kujtesës tha se e kaluara nuk duhet harruar asnjëherë.

Fatbardha Saraçi Mulleti tregon vuajtjet e nënave të internuara në kampin e Tepelenës që humbën fëmijët e tyre ndërsa thotë se e kaluara kur nuk kujtohet rrezikon që të përsëritet.
Gjatë këtij takimi të ftuarit treguan historitë e tyre por edhe dëshmi nga të dënuar apo internuar të tjerë në burgjet e kampet e komunizmit për 45 vite me radhë të atij regjimi.

Artikulli paraprakLIROHET KOLEKTORI NË HYRJE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA TË SHTUNËN MIQËSORE