Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi ka drejtuar gishtin nga prokurorët dhe gjyqtarët si përgjegjës për ngjarjet e rënda kriminale që janë shënuar në vend.
“Mbi të gjithë duhet të reflektojnë ata prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar ende procesin e vetingut dhe operojnë me ‘kap ça të kapësh’ sepse Policia e shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminalë, ata i dënon gjykata.
Ne kemi shtrënguar masat kundër armëmbajtjes pa leje. Janë ndaluar në flagrance 3 shtetas me armë pa leje me precedent të mëparshëm penal, por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, përkundër kushteve të padiskutueshëm të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke çuar në shtëpi të dënuarit”, tha Çuçi.