Ngjarjet e rënda kriminale mes të miturve kohët e fundit në Shqipëri janë kthyer në një shqetësim. Rasti më i fundit ishte vrasja në Shkodër e një 15 vjeçari që u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu e pyetur për këto ngjarje fatale mes të miturve që dyshohet e burojnë nga konfliktet e debatet në shkolla, u shpreh se po merren masa duke shtuar numrin e psikologëve dhe punonjësve social si dhe oficerëve të sigurisë….
Ministrja Manastirliu bëri të ditur edhe disa investime të tjera si masa të nevojshme në shkolla me qëllim për të parandaluar ngjarjet e padëshirueshme mes të miturve….
Pasiguria në shkolla por edhe në mjediset afërm godinave të shkollave nga fenomenet negative duke përfshirë më pas nxënësit e mitur por edhe të rinj të shkollave të mesme prodhojnë më pas ngjarje të rënda kriminale si vrasja e 15 vjeçarit në Shkodër pak kohë më parë.