Kreu i PD, Basha deklaratë për mediat, reagon për ngjarjen në Elbasan

 

Fjala e plote e kryetarit te opozites Lulzim Basha:

  Basha:Këto ekzekutime nuk janë larje hesapesh siç mundohet të lajë gojën qeveria por janë produkt i klimës së krijuar në vend, ku kriminelët, banditët, bandat, gjobëvënësit, trafikantët dhe vrasësit kanë njohje, lidhje, mbështetje, kanë Ministrin. Ndaj lëvizin lirshëm, mbajnë uniformnë e policisë së shtetit, vrasin dhe ekzekutojnë pa asnjë pengesë, pa ju hyrë gjemb në këmbë. Si për tu kujtuar gjithë shqiptarëve se në qeverisjen e Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit, krimi ndihet dhe është çdo ditë në pushtet. Kjo situatë kritike për rendin dhe sigurinë është produkt i ortakërisë së qeverisë Rama me krimin, ortakërisë së Sajmir Tahirit me Habilajt, Shullazët, emërimit të dhjetra kriminelëve dhe trafikantëve në poste të larta, në shtet dhe polici. Ky Ministër që ndërmjetëson me vrasës me pagesë në zyrën e Ministrit të Brendshëm dhe rezidencat qeveritare, ky që i jep makinën personale trafikantëve të drogës, ky që e ka mbërthyer trupën e policisë së shtetit me persona të inkriminuar që ua ka vënë në krye, ky që vendos forcat operacionale dhe speciale në dispozicion të Shullazit, ky që u shfaqësohet në telefon baronëve të drogës kur kapen nga shërbimet partnere se nuk e kanë prej tij, ky që djeg provat në laborator për interesat e bandave të narkotrafikut, ky palo Ministër është fakt që frumëzon, inkurajon, i jep zemër dhe krah krimit dhe kriminelëve që të godasin me armë në dorë ditën dhe natën. Ky Minisitër e ka tradhëtuar policinë, interesin publik dhe qytetarët.

 

Artikulli paraprakKUVENDI DIREKT, AHMETAJ PËRGJIGJE PËR PD-në
Artikulli tjetërTIRANË, ARRESTOHEN PESË ZYRTARË TË ALUIZNI-t