Skandali në Qëndrën e zhvillimit dhe nisja e procedimit penal për drejtoreshën e ketij institucioni dhe një infermiere të kësaj qëndre, ka qënë në qëndër të vemendjes se mbledhjes së radhës së këshillit të Bashkisë Shkodër.
Keshillitarët e majtë dhe të djathtë kanë qënë njëzëri në pretendimet e tyre duke kërkuar zbardhjen e plotë. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka falenderuar këshillitarët për mbështetjen e treguar ndaj këtyre rasteve të cilat do te zbardhen nga organet e hetimit. Këshilltarët e bashkisë se Shkodrës kanë kërkuar edhe hartimin e një peticioni drejtuar prokurorisë së shkodrës, në mënyrë që punonjeset e qëndrës së zhvillimit dhe shtepisë së femijes, të gjykohen në gjendje të lirë pasi nuk përbejnë rrezikshmëri për komunitetin.