Kupola e kishës “San Gaudenzio” në Novara të Italisë ndriçohet me ngjyrat e Shqipërisë. Italia ka qenë një nga shtet mike që ka ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit të banorëve që ishin nën rrënoja nga tërmeti tragjik i së martës,
por kjo nuk ka mjaftuar. Solidariteti i tyre me popullin shqiptar është i përmasave më të mëdha. Kupola e kishës në këtë qytet është ndriçuar me ngjyrat e Shqipërisë dhe do të vijojë këtu për tri ditë-netë rresht.
“Një gjest simbolik i bashkisë sonë për të shprehur solidaritetin e plotë me atë që po përjeton Shqipëria”, tha kryebashkiaku Alessandro Canelli. “Novara shpreh solidaritetin e saj duke ndriçuar Kupolën simbolin e qytetit, me ngjyrat e Shqipërisë”, tha kryebashkiaku Canelli.