45 shtëpi botuese nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur së bashku për të promovuar librat e tyre në panairin e 18-të të librit në qytetin e Ulqinit. Qendra e Kulturës Ulqin në bashkëpunim me Organizatën Turistike – Ulqin si dhe Instituti i Librit – Tiranë, organizojnë këtë panair për të 18-ën herë me radhë.

 

Për organizatorët, ky edicion vjen me plot risi, një ndër to është shtimi i numrit të shtëpive botuese që marrin pjesë. Shkrimtari dhe politikani, Namik Dokle, i ftuar i nderit në ceremoninë hapëse, vlerësoi kontributin e dhën në 18 vite organizim. Zv/ministry i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, ndër të tjera vuri theksin tek promovimi i turizmit për evente të tilla.

Ndërkohë, ministri i Kulturës i Malit të Zi e vlerësoi këtë event si një mjet afrimi dhe bashkëpunimi midis dy vieteve në art, kulturë dhe turizëm.

 

Ndërsa kryetari i komunës së Ulqinit u shpreh se panairi i librit është krenari dhe vlerë për artin dhe kulturën e Ulqinit dhe jo vetëm. Panairi i librit në Ulqin synon të bashjkoj shqiptarët e të gjitha trevave së bashku.

Artikulli paraprakTATIMET “FUSHATË” NË TË GJITHË VERIUN E VENDIT
Artikulli tjetër“KATËR STINËT” EKSPOZITA E PIKTORIT TË RI LEZHJAN