Ngrica dëmton agrumet, fermerët presin dhjetëra pemë portokalle

Në rrethin e Lushnjes, moti i pazakontë me ngrica e temperatura nën zero ka dëmtuar edhe agrumet. Fermerët në zonën kodrinore të Golemit në Lushnje pohojnë se përvec frutave të rrëzuara përtokë nga i ftohti, po presin edhe pemët e portokalleve të thara nga ngricat. Ngricat e disa ditëve më parë e kanë dhënë efektin e tyre negative edhe në drutë frutore të mbjellë në zonën e ulët dhe kodrinore të Lushnjes. Acari kulmoi me gati 12 gradë nën zero dhe ka dëmtuar pemë mbi 15 vjeçare. Siç shihet dhe nga pamjet, në parcelen me agrume te familjes Qose në fshatin Shegas te njesise administrative Golem në bashkine Lushnje, jo vetëm prodhimi ka shkuar dëm nga ngricat, por edhe pemët po priten në përpjekje për të shpëtuar rrënjën, që të ripërtërihet. Fermerët në rrethin e Lushnjes, thonë se askush nuk u ka shkuar t’u evidentojë dëmet, ndërkohë që u është shkatërruar totalisht prodhimi.

Artikulli paraprakDEKRIMINALIZIMI,TRE DEPUTETË E NJË KRYEBASHKIAK NË IKJE
Artikulli tjetërFUSHË-ARRËZ, BLLOKOHET AKSI KRYEZI IBALLË, BANORËT APELOJNË PËR NDIHMË